Krejt çfarë u gjet tjetër në shtëpitë dhe banesat e Mujkës dhe Muzliukajt

Policia  e Kosovës të premten ka arrestuar Faruk Mujka, Kryeshef i Ndërmarrjes Ibër-Lepenci dhe Hysen Muzliukaj, këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit,  nën dyshimet për korrupsion korrupsion sa kanë qenë pjesë e strukturave udhëheqëse të Komunës së Mitrovicës/

Derisa gjatë bastisjes policia ka njoftuar se ka gjetur 60m mijë euro në pronën e njërit prej tyre.

Përveç parav policia njofton se ka konfiskuar edhe paisje të ndryshme.

“Mitrovicë Jug (NN) 25.04.2023-08:00-16:00. Më 14.07.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lart-cekur. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre llap-topa , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në rapottin e policisë.

prokuroria Speciale ka konfirmuar raportimin për arrestimin e Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukaj të dyshuar për korrupsion.

Mujka aktualisht mban pozitën e drejtorit në ndërmarrjen publike “Ibër Lepenci” derisa Hysen Muzilukaj është këshilltar i ministrit të Bujqësisë (aktualisht i liruar nga detyra).

Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë udhëhiqej nga Kryetari Agim Bahtiri. Mujka njëherësh ishte edhe Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë./21Media

Back to top button