Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen e 17-vjeçarit në Viti

(Lajm i përditësuar)

Një 17 vjeçar është vrarë me thikë mbrëmë nga një bashkëmoshatar në Viti.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka dhënë detaje për portalin rtv21.tv.

Sipas policisë, viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Vitisë, e më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

I dyshuari A.H. (viti i lindjes 2006, mashkull kosovar shqiptar) është arrestuar dhe nga prokurori i shtetit ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 24 orë.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. I njëjti pas tretmanit të marrë në emergjencën e Vitisë është transferuar në spitalin rajonal të Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekjen e viktimës si pasojë e plagëve të marra. Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ,,Vrasje” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.


Theret për vdekje një i mitur në Viti, policia jep detaje

Një i mitur ka vdekur si pasojë e therjes me thikë mbrëmë në Viti.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Për momentin dyshohet se një person ka ndërru jetë si pasojë e therrjes me mjet të mprehtë”, ka thënë Hashani.

Ai tutje ka konfirmuar se i dyshuari po ashtu i mitur është arrestuar.

“Një person është arrestu menjëher pas ngjarjes, që të dy janë të mitur edhe viktima dhe i dyshuari”, ka thënë Hashani./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

 

Back to top button