Kaloni te përmbajtja kryesore

Kremlini: Abramovich ka luajtur rol në fillim të bisedimeve për paqe

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është deklaruar të enjten për një sërë çështjesh, duke përfshirë rolin e oligarkut të sanksionuar rus, Roman Abramovich në bisedimet për paqe, shkruan BBC.
Ai ka thënë se pronari i klubit të futbollit, Chelsea “ka marrë pjesë në fazën fillestare”, por se procesi tani është në duart e dy palëve negociatore.
Kremlini ka folur gjithashtu për dëbimet e fundit të diplomatëve amerikanë nga Moska. Ai ka thënë se ishte i detyruar t’i dëbonte ata pasi 12 diplomatë rusë u dëbuan nga misioni i vendit në OKB në New York muajin e kaluar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button