Shtyhet seanca në nderim të Madeleine Albright

Seanca plenare e paraparë të mbahet sot, është shtyrë për të hënën në orën 10:00.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, shkruan rtv21.tv
“Për shkak se ndërroj jetë ditën e kaluar sekretarja amerikane Madeleine Albright, që ka dhënë një kontribut të cilin ne kurrë s’do ta harrojmë si popull, për liri dhe pavarësi, dhe presidentja sapo e shpalli ditën e nesërme, ditë zie në Kosovë. Në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, na u dukë më e arsyeshme për shkak të këtyre zhvillimeve, ta zhvendosim për të hënën këtë seancë”, ka thënë Konjufca./21Media

Back to top button