Kremlini: Johnson është “lideri më aktiv kundër Rusisë”

Kremlini ka thënë se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson është lideri më aktiv kundër Rusisë, por se qasja e Londrës do të çojë në rrugë pa krye.
“Sa i përket Johnsonit, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën për të qenë kundër Rusisë”, citohet nga agjencia e lajmeve RIA, të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Kjo do të çojë në një qorrsokak të politikës së jashtme”.
Më herët sot, Britania e Madhe njoftoi sanksione ndaj 65 grupeve dhe individëve të tjerë, duke përfshirë një firmë private ushtarake dhe një bankë të madhe ruse./21Media

Back to top button