Rrahje në Universitetin e Mitrovicës

Një incident ka ndodhur në oborrin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00.
“Policia ka nisur hetim, ka intervistuar dy ankues dhe një person të dyshuar, të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që hetimet të zhvillohen në drejtim të veprave penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ka thënë Zahiti, duke shtuar se rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button