Kremlini po pretendon se Rusia po jep energji kolosale në bisedime

Kremlini ka thënë se negociatorët e Rusisë po vënë energji kolosale në bisedime për të arritur një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën.
Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kritikoi mosveprimin nga ana e delegacionit të Kievit, duke thënë se “ne nuk shohim një zell të ngjashëm nga pala ukrainase”, transmeton rtv21.tv.
Ai shtoi se ndërsa elementë të një marrëveshjeje të mundshme paqeje prej 15 pikash të zbuluara nga “Financial Times” të mërkurën “janë në rend dite”, në përgjithësi raporti ishte i pasaktë.
Peskov sulmoi gjithashtu një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili urdhëroi Rusinë të ndalonte pushtimin e saj në Ukrainë.
Ai tha se gjykata nuk kishte parë asnjë provë për të mbështetur justifikimin e Kremlinit për luftën dhe se Ukraina po kryente gjenocid kundër rusishtfolësve në lindje të vendit.
Ai tha se Rusia “nuk do të jetë në gjendje ta marrë parasysh këtë vendim”, duke shtuar se të dyja palët – Rusia dhe Ukraina – duhet të bien dakord që vendimi të zbatohet.
Duke i bërë jehonë komenteve të bëra nga Presidenti Vladimir Putin të mërkurën mbrëma, Peskov sulmoi disa qytetarë rusë, të cilët tha se e kanë treguar veten si “tradhtarë”, duke treguar për ata që japin dorëheqjen nga puna dhe ikin nga vendi.
“Në kohë kaq të vështira… shumë njerëz tregojnë ngjyrat e tyre të vërteta”, u tha Peskov gazetarëve në një telefonatë konferencë./21Media

Back to top button