Kremlini thotë se është ‘absurde’ që Rusia të akuzohet për rrjedhjen e tubacioneve të gazit
Kremlini thotë se është ‘absurde’ që Rusia të akuzohet për rrjedhjen e tubacioneve të gazit në Nord Stream
Kremlini ka thënë se është “marrëzi dhe tërësisht absurde” që të konkludohet se Rusia qëndron pas rrjedhjeve të gazit në tubacionet Nord Stream.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për sulm terrorist.
“Është e parashikueshme t’u japësh zë këtyre pretendimeve dhe tërësisht absurde. Ky është një problem i madh për ne sepse së pari të dy linjat e Nord Stream 2 janë të mbushura me gaz, sistemi është gati të pompojë dhe tani gazi është shumë i shtrenjtë”, ka thanaë Dmitry Peskov.
Peskov shtoi se njerëzit duhet të presin për hetimet përpara se të nxjerrin përfundime./21Media