Kremlini thotë se nuk ka ende kërkesë për bisedime Putin-Zelensky

Rusia nuk ka marrë ende një kërkesë që presidenti Vladimir Putin të marrë pjesë në një telefonatë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se një takim i mundshëm mes dy liderëve nuk ishte përjashtuar, raporton BBC
Zelensky ka bërë thirrje më parë për bisedime kokë më kokë me Putinin, duke thënë se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës, përcjell rtv21.tv
Peskov tha gjithashtu sot se nuk ka pasur diskutime për një takim të mundshëm midis Putinit dhe presidentit amerikan Joe Biden, sipas mediave ruse.
Disa ditë përpara se trupat ruse të pushtonin Ukrainën, Shtëpia e Bardhë tregoi se çdo samit i tillë fillimisht do të kërkonte një de-përshkallëzimin nga ana e Putinit./21Media

Back to top button