Hajdari: E kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë

Agjencia Kundër Korrupsion ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, nën dyshimin për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.
Për portalin rtv21.tv e konfirmuan lajmin nga kjo Agjenci.
“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK),  për zyrtarin në fjalë ka përcjell kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprën penale – Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i  dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës”, thanë ata në njoftim.
Hajdari përmes një postimi në Facebook ka thënë se ajo ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë.
“Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së”, ka shkruar Hajdari në Facebook.
Ministrja gjithashtu ka potencuar se është njoftuar nga mediat në lidhje me këtë kallëizm penal ndaj saj nga AKK.
“Sot u njoftova nga mediat se Agjencia kundër Korrupcionit (AKK) ka dorëzuar kallëzim penal kundër meje për gjoja mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë”, ka thënë Hajdari./21Media

Back to top button