Kremlini thotë se rajonet e pushtuara mund t’i bashkohen Rusisë pas referendumeve

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se territoret e kontrolluara aktualisht nga forcat ruse dhe mbajtjen e të ashtuquajturave referendume për bashkimin me Rusinë mund të bëhen pjesë e Federatës Ruse “shumë shpejt”.
Referendumet janë dënuar gjerësisht nga qeveritë perëndimore dhe në Kiev si të paligjshme, transmeton rtv21.tv.
Pjesë të Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të cilat janë të okupuara në shkallë të ndryshme nga forcat ruse ose proruse kanë filluar ato që administratat lokale pro-ruse i quajnë “referendume” nëse do të shkëputen nga Ukraina dhe t’i bashkohen Federata Ruse.
Duke folur në një konferencë të rregullt për shtyp të premten, Peskov shpjegoi se çfarë hapash do të ndërmerrte Rusia nëse rajonet shpallin shumicën në favor të bashkimit me Rusinë.
Pasi të përfundojë procedura e bashkimit zyrtar të këtyre territoreve me Rusinë, ligji rus do të zbatohet atje.
Pjesë të mëdha të rajoneve Donetsk dhe Zaporizhzhia ende mbahen nga forcat ukrainase. Proceset e votimit janë të parregullta dhe procesi u hodh poshtë nga qeveritë perëndimore dhe Kievi si një “mashtrim”, i mbajtur nën okupim ushtarak dhe i kryer në mënyrë efektive me armë./21Media

Back to top button