Krerët e shtetit bëhen bashkë në “Ballkonin e Hapur”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi janë bërë sot bashkë në hapësirat e Qeverisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur Kurti, i cili ka publikuar një fotografi ku ata shihen të buzëqeshur së bashku.

“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij “Facebook”./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button