Von Cramon: Aleksandar Vulin, kukulla e Rusisë që është bërë sinonim i korrupsionit

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka reaguar pas vendimit të Departamentit amerikan të Thesarit i cili ka futur në listën e sanksioneve amerikane, Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës Serbe – BIA, duke shkruar se “Vulin është bërë sinonim i korrupsionit, kukullës së Rusisë dhe trafikut të narkotikëve”.

Ajo ka shkruar në Twitter se ky është një vendim shumë i rëndësishëm i thesarit amerikan për të sanksionuar ata që mundësojnë dërgimin e paligjshëm të armëve, promovojnë Putinin dhe nacionalizmin.

“BE duhet ta ndjekë atë”, ka shkruar ajo.

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane. Kështu bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button