Krerët e shtetit bëjnë homazhe për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Nesër nga ora 10:00 krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryekuvendari Glauk Konjufca do të bëjnë homazhë në Kompleksin Memorial në Reçak.
Përmes një njoftimi për media, u bë e ditur se në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, në orën 11:00, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.
Presidentja Osmani do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore me rastin e 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut./21Media

Back to top button