Krerët e shtetit vendosin kurora lulesh te varri i ish-presidentit Rugova dhe veprimtarit Demaçi

Krerët e shtetit kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kanë vendosur kurora lulesh te varri i Rugovës.
Të njëjtit bënë homazhe edhe pranë varrit të veprimtari, Adem Demaçi.
Më herët, homazhe ka bërë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ndërsa, në orën 11:00 është paralajmëruar të mbahet seanca solemne për nder të 14 vjetorit të pavarësisë, e në orën 12:00 do parakalojnë kadetët e kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button