Krerët e subjekteve: Zgjedhjet të mbahen më 11 qershor!

Sipas krerëve të subjekteve politike në vend 11 qershori është data më e përshtatshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës sot po mbanë takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga ky takim, krerët e partive të vendit, me përjashtim të LDK-së, e cila e injoroi këtë takim, shumica u shprehen se data më e përshtatshme të mbahen zgjedhjet në vend është 11 qershori.

Hajredin Kuçi – PDK: 11 qershor

Smajl Kurteshi -VV: 18 qershor

Pal Lekaj – AAK: 11 qershor

Valdete Bajrami – Nisma për Kosovën: 11 qershori

Agim Bahtiri -AKR: 11 qershor

Valon Murat – Lëvizja për Bashkimi: 11 qershor

Mahir Jahgjillar – Partia Demokratike Turke: 11 qershor

Lista Serbe: 11 qershor

Ferid Agani PD: 11 qershor

Ndryshe, dje Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ndërsa shpërndarjen e Kuvendit, presidenti Thaçi e ka bërë përmes dekretit, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi. Për rrëzimin e Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 ishin kundër, ndërsa tre prej tyre abstenuan./21Media

Back to top button