Krerët evropianë për Macron
Macron kryeson në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë
Disa zyrtarë evropianë, përfshirë dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker përshëndetën mbrëmë kandidatin e qendrës dhe pro-evropianin, Emmanuel Macron, i cili kryesoi në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe favorit për turin e dytë më 7 maj.
Në një mesazh në rrjetin social Twitter, Jean-Claude Juncker përshëndeti Emmanuel Macron për rezultatin në turin e parë të zgjedhjeve dhe i uroi suksese për vazhdimin e tij. Gjatë turin të dytë, kandidati i qendrës do të përballen me drejtuesen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila kërkon që Franca të dalë nga Bashkimi Evropian.
Qeveria gjermane e Angela Merkel njoftoi në mbrëmje mbështetjen për kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron, i cili do të përballet më 7 maj në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze me drejtuesen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
“Është mirë që Emmanuel Macron pati sukses me qëndrimin e tij për një BE më të fortë, një ekonomi sociale tregu. Suksese për javët e ardhshme”, theksoi Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares konservatore, në rrjetin social Twitter.
“Të shohësh flamujt e Francës dhe të Bashkimit Evropian, përshëndes rezultatin e Emmanuel Macron, është shpresa dhe e ardhmja e gjeneratës tonë”, nënvizoi në rrjetin social Twitter shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Kryenegociatori i Brexit për BE-në “Patriot dhe evropian, Michel Barnier tha: Besoj më 7 maj tek Emmanuel Macron. Franca duhet të qendrojë evropiane!
Në përfundim të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, Emmanuel Macron kryesoi me 23,55 për qind të votave ndaj Marine Le Pen kredituar me 22,32 për qind ë votave, sipas rezultateve të pjesshme. Sondazhet e nxjerrin fitues në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.