Kreu vepër penale, policia e arreston pas dy muajsh

I dyshuari u ndalua në polici për 48 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 16:30 është identifikuar dhe arrestuar një person në Prizren, i cili dyshohet për kryerjen e një vepre penale.

I dyshuari me inicialet J.L veprën (lëndim i rëndë trupor)e kishte kryer më 20 tetor të këtij viti.

“Me datën 17 dhjetor rreth orës 16:20, Policia në Prizren pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar (J. L.), i cili dyshohet se me 20.10.2018 ka kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’, i cili rast ka ndodhur në Prizren”, thuhet në njoftimine policisë.

Viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Sipas policisë lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button