Krijohet aplikacioni që ka shënjestër myslimanët

“Edhe pse SalamWeb ka në shenjestër myslimanët, mund të përdoret nga të gjithë”

Një kompani në Malajzi po përmbush këkesat e përdoruesve të internetit për një krijimin e një program që është në përputhje me vlerat islame.

SalamWeb është emri i programit që ofron një eksperiencë tjetër në internet për myslimanët. Aplikacioni përfshin mesazhe, lajme dhe veçori të tjera.

Sipas Hasni Zarina Mohamed Khan, drejtor menaxhues i Salam Web, aplikacioni kryesisht përdoret në Malajzi dhe Indonezi.

“Ne duam ta bëjmë internetin një vend më të mirë. Ne e dimë që interneti ka të mira dhe të këqija, ndaj SalamWeb ju jep mundësi për të përzgjedhur më të mirën”, ka thënë ai.

Qëllimi i kompanisë është të tërheqë 10% të 1.8 miliardë myslimanëve në botë.

“Ne po nxisim vlera universale, edhe pse SalamWeb ka në shenjestër myslimanët, mund të përdoret nga të gjithë,”, ka shtuar Hasni Zarina, raporton oranews.

Ai ka thënë se interneti mund të jetë i dëmshëm, andaj sipas tij, është e qartë se kemi nevojë për një alternativë.

SalamWeb mbështetet shumë në përmbajtjen që do shohin përdoruesit e internetit, ku do shënohen me sinjale paralajmëruese faqet e internetit që përmbajnë lojëra bixhozi dhe përmbajtje pornografike.

Back to top button