Kaloni te përmbajtja kryesore

Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Nga ky operacion dy persona janë shoqëruar në polici për intervistim.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e dtejtësisë, ka realizuar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore”, bën të ditur Kelani.

Ndërkaq ai tutje shtoi se pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen të ditura informacionet shtesë. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button