Kritere të reja për licencim të federatave dhe organizatave sportive

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se është miratuar një udhëzim administrativ me rëndësi për sportin.
Bëhet fjalë për një akt që përcakton kushtet, kriteret, procedurat e aplikimit si dhe organet kompetente për themelimin dhe organizimin e procesit te licencimit te federatave sportive nga ministria përkatëse për sport.
”Në bazë të këtij udhëzimi duhet respektuar struktura, të drejtat dhe obligimet që janë përcaktuar me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, për rregullimin e veprimtarisë sportive në Republikën e Kosovës”, bëhet e ditur nga faqja zyrtare e ministrisë.
Përmes këtij udhëzimi administrativ rregullohet edhe procedura e veçantë e ri vlerësimit të licencimit, pezullimit apo revokimit të parakohshëm të licencës si dhe e drejta në ushtrimin e mjeteve juridike në rastet e parashikuara me këtë udhëzim administrativ./21Media

Back to top button