Paraburgim për të dyshuarin e rastit “Brezovica”
Një muaj paraburgim iu caktua të dyshuarit R.M, në rastin “Brezovica” sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
R.M., shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit në ndihmë dhe ushtrimi i ndikimit.
“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë faze”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./21Media