Kritikat e Edmond Rugovës dhe Ilir Nallbanit për Rashicën: A duhet të startojë ai nesër?

Performancën e sulmuesit kosovar, Milot Rashica e kanë komentuar Edmond Rugova dhe Ilir Nallbani në emisonin sportiv të RTV21 “2 me 1”.
Me analizat e tyre ata kanë treguar se a duhet që Rashica të startojë në ndeshjen e nesërme të Kosovës kundër Qipros.
“Me ia jep një hapsirë, një kohë le të na tregon edhe një herë se kush është ai, me u rikthy në formën që ne e dimë që ai ka mundësi”, tha Rugova.
Kritika për Rashicën pati edhe Ilir Nallbani.
“Rashica, për mua totalisht i paranueshëm është super lojtar, por në momentet vendimtare nuk ndihmon në fazen e mbrojtjes”, tha ndër tjera Nallbani.

Edhe trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giressepër në konferencën për media foli për performancën Rashicës.
“Lidhur me Milot Rashicën, lojtari ka qenë i gatshëm, ka qenë si të gjithë lojtarët tjerë, ka qenë korrekt. Sa i përket përvojës sime deri më tani jam i kënaqur sepse punoj në kushte shumë të mira dhe qëllimi është që me këta lojtarë që kemi të bëjmë progres dhe të sjellim lojtarë të rinj që ta ngritim ekipin në një nivel tjetër”, tha Giresse.
Ndeshja e Kosovës me Qipron zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45./21Media

Back to top button