Kriza ul projeksionet e bankës popullore

Rritje e ngadalshme ekonomike

Kriza politike ka rezultuar me uljen e projeksioneve për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë për një përqindë. Që nga tetori i vitit të kaluar parashihej që në vitin 2017 do të kemi rritje ekonomike prej 3.5%, por projeksioni i prillit i Bankës Popullore nuk është aq optimist, ky projeksion parasheh rritje prej 2.5% të ekonomisë vendore. Sipas guvernatorit Bogov, ky përmirësim është për shkak të jo stabilitetit politik.

“Deri në fund të vitit presim zgjedhje graduale të krizës, stabilizim të ambientit dhe zvogëlimin të efekteve të pavolitshme. Na duhet stabilitet politik dhe reduktim i pasigurisë për rritje më të madhe ekonomike”, tha Bogov.

Bogov shtoi se BPRM-ja gjithmonë ka pasur qëndrim konstruktiv dhe se politika monetare do t’ia përshtatë politikës fiskale të qeverisë së re, ku posti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike pritet që ti jepet sektorit të biznesit. Një pjesë e ekspertëve thonë që ai person duhet të ketë ndjenja për atë që i duhet ekonomisë vendore dhe si të zgjidhen problemet e ekonomisë.

“Ai është person i cili do të ketë përvojë praktike dhe teorike. Përvoja praktike do të dalë nga aktiviteti i tij të deritanishëm në fushën e ekonomisë, pra, ta ndjejë dhe ta njohë ekonominë”, tha profesori universitar, Tome Nenovski, shkruan tv21.tv.

BPRM ka pritshmëri të pandryshueshme për nivelin e inflacionit krahasuar me tetorin e vitit 2016, përkatësisht përshpejtimin e rritjes së inflacionit prej 1.3% këtë vit në 2% deri në vitin e ardhshëm. Për vitin 2018, banka popullore ka paraparë klimë më të mirë ekonomike, dhe rritje të ekonomisë për 3.2%./21Media

Back to top button