Pacolli: Mos e humbni votën

Ai ftoi qytetarët që ta votojnë koalicionin AKR-LDK

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, së bashku me kandidatët për deputet, ka thënë se koalicioni LDK – AKR nuk e kanë lënë anash as Kamenicën.

Ai gjatë një bisede me qytetarët ka thënë, nuk duhet t’i besojnë atyre që vizitojnë pjesët e harruar të Kosovës, vetëm kur kërkojnë vota, por të votojnë ata që punojnë dhe do të jenë zëri i tyre. Pacolli kërkoi nga qytetarët që të mos e “humbin” votën e tyre.

Ai tha se unë dua të shoh që ky koalicon ka marrë të gjitha votat, duke thënë se as një kandidatë nuk është i anës suaj dhe partitë e tjera po iu shfrytëzojnë për vota.

Më lideri i AKR-së, ka thënë se deputetet femra të AKR-së të cilat edhe ishin më të në Kamenicë si Refiqe Ternava, Mirlinda Gashi, Labinotë Demi, por edhe emra të tjerë, janë femra me vizion dhe e lavdëroi  punën e tyre.

“Ky koalicion nuk do ta vjedhë Kosovën, ky koalicion nuk do të ushtroj dhunë ndaj Kosovës”, garantoi ai.

Back to top button