Kroacia ndihmon Kosovën me 10 mijë doza të vaksinës

 

 

Marrëveshja për të proceduar me këtë ndihmë është nënshkruar nga ana e ambasadores së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiç, dhe zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Shëndetësisë, ministri, Arben Vitia, e ka njoftuar ambasadoren Barishiç me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë COVID-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.

Në njoftim nuk është bërë e ditur se kur do të pranojë Kosova këto vaksina dhe të cilit prodhues janë./rel/

Back to top button