Kroos i jep lamtumirën Gjermanisë: Ishte nder dhe krenari, tani fokusohem te Real Madridi

 
Toni Kroos ka njoftuar se nuk do të luajë më për Kombëtaren e Gjermanisë.
Ylli i Real Madridit është vetëm 31 vjeç, por mendon se është koha e duhur për të ndërprerë angazhimet e tij.
Kroos ishte pjesë e rrugëtimit të tij me Gjermanin në Kampionatin Evropian Euro 2020 ku pësoi humbje nga Anglia me rezultat 2-0 në çerekfinale.
Njoftimin për pensionimin e tij mesfushori gjerman e ka dhënë nëpërmjet rrjeteve të tij sociale.
“Unë kam luajtur për Gjermaninë 106 ndeshje. Nuk do të vazhdojë më. Unë do të kisha dëshiruar shumë dhe dhashë gjithçka që ky numër të arrijë në 109 dhe që ky titull i madh, Kampionati Evropian të shtohej në karrierën time.Unë kisha marrë vendimin për t’u larguar pas këtij turneu para disa kohësh. Kryesisht sepse unë dua të përqendrohem plotësisht në qëllimet e mia me Real Madridin për vitet e ardhshme. Përveç kësaj, tani e tutje unë me qëllim do t’i jap vetes pushim. Ishte një nder i madh për mua që isha në gjendje të vishja këtë fanellë për një periudhë kaq të gjatë kohore. Unë e bëra atë me krenari dhe pasion. Faleminderit të gjithë tifozëve dhe mbështetësve që më mbështetën me duartrokitjet dhe brohoritjet e tyre. Faleminderit të gjithë kritikëve për motivimin shtesë. Në fund do të doja t’i thoja shumë faleminderit Jogi Lovit. Ai më bëri një lojtar kombëtar dhe kampion bote. Ai më besoi. Ne kemi shkruar një histori suksesi për një kohë të gjatë.”, ka shkrar në fund Kroos.”, tha Kroos.

Back to top button