Krstiq thotë se Radoiçiq është dobësuar: Nuk e ka më atë fuqinë për të organizuar sulme

Analisti, Branislav Krstiq në një prononcim për RTV21 pas sulmit me eksploziv në kanalin e Ibër -Lepencit tha se duhet të pritet ekspertiza pasi që siç thotë ai ky sulm është kundër edhe interesave të qytetarëve serbë në veri.
Por, kush qëndron pas sulmeve? -Sipas Krsiqit, Milan Radoiçiq është dobësuar dhe nuk ka fuqi për të organizuar sulme të tilla.
“Nuk jam i sigurt që Milani e ka ende atë fuqinë për të organizuar këtë. Nuk jam i sigurt që ai që e ka leju atë thes me dinamit atje pse nuk e ka bë vetëm një meter më poshtë. Kur e ka pasë mundësi me rrëzu krejt atë. Nuk e dimë… duhet me pritë ekspertizë dhe jo vetëm të shtetit tonë”, tha Krstiq./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?