KRU “Prishtina” kërkon që banorët e ndërtesave kolektive të vendosin ujëmatës individual

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka kërkuar konsumatorëve që jetojnë në ndërtesa kolektive që të vendosin ujëmatës individual në mënyrë të faturimit sa më real.
“Ju që keni 2 vertikale duhet të vendosni 2 ujëmatës, 3 vertikale 3 ujëmatës, 4 vertikale 4 ujëmatës, 5 vertikale 5 ujëmatës.
Vendosja e ujëmatësve individual për herë të parë vendoset nga konsumatori.”, thuhet në njoftim.
Derisa KRU “Prishtina” ka treguar arsyet pse duhet të instalohet ujëmatësi individual.
“ Në rast të ndonjë rrjedhje të ujit në ndonjë vertikale brenda ndërtesës, i tërë uji që rrjedh iu faturohet juve që jeni me ujëmatës të përbashkët me ç’rast edhe nuk jemi përgjegjës për çfarëdo dëmtimi brenda ndërtesës suaj.”, përfundon njoftimi./21Media