Kryebashkiaku bën thirrje për evakuimin e plotë të Mariupolit

Kryebashkiaku i Mariupolit ka lëshuar një apel të ri të premten për evakuimin e plotë të qytetit jugor, për të cilin presidenti Vladimir Putin thotë se tani më së shumti kontrollohet nga forcat ruse.
“Ne kemi nevojë vetëm për një gjë – evakuimin e plotë të popullsisë. Rreth 100 mijë njerëz mbeten në Mariupol”, tha kryebashkiaku Vadym Boychenko në televizionin kombëtar, raporton Reuters.
Të enjten, Putin urdhëroi trupat e tij të mbyllnin grupin e fundit të luftëtarëve të izoluar në punimet e çelikut në juglindje të qytetit, përcjell rtv21.tv
Mariupol ka duruar dy muaj bombardime të rënda pasi Rusia ndërpreu furnizimet me ushqim, ujë dhe energji./21Media

Back to top button