Kryebashkiaku i Kievit: Tani është koha për t’u përgatitur për rezistencë

Kryebashkiaku i Kievit po paralajmëron banorët e tij se forcat ruse po lëvizin në kryeqytetin e Ukrainës dhe u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin.
“Armiku po grumbullon forcat gjithnjë e më afër. Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! Unë u bëj thirrje të gjithë kievasve të mos humbasin qëndrueshmërinë e tyre”, tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko, duke shtuar se tani ka pasur luftime në periferi të kryeqytetit.
Deri më tani, Kievi i ka rezistuar përpjekjeve të pushtimit rus, transmeton rtv21.tv.
Një autokolonë e blinduar ruse që shtrihet 65 km në gjatësi po afrohet nga veriu i qytetit./21Media

Back to top button