Vdiq mamia Behare Brahaj

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur mamia, Behare Brahaj, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, me pikëllim të thellë pranoi lajmin për vdekjen e Behare Brahaj e cila për shumë vjet punoi si mami në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
ShSKUK shprehur ngushëllime për familjen kolegë dhe gjithë komunitetin e shëndetësisë./21Media

Back to top button