Kryebashkiaku i Mariupolit thotë se kanë ndaluar numërimin e të vdekurve
Kryetari i bashkisë së qytetit port të rrethuar të Mariupolit thotë se rreth 21 mijë njerëz kanë vdekur, por se zyrtarëve u është dashur të ndalojnë numërimin e trupave për shkak të luftimeve në rrugë, raporton Reuters.
Kryebashkiaku Vadym Boychenko tha gjithashtu se trupat po zhdukeshin nga rrugët dhe se ai dyshonte se forcat ruse ishin përgjegjëse, përcjell rtv21.tv
