Kryebashkiaku tha se rusët vranë 320 civilë në Bucha

Kryetari i bashkisë së qytetit Bucha, Anatoli Fedoruk tha për BBC se rreth 320 civilë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit.

Duke folur në Word Tonight, Fedoruk tha se kishte parë personalisht ekzekutimet e disa njerëzve nga forcat e Moskës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Kam parë disa episode,” tha Fedoruk. “Ishin tre makina civile që përpiqeshin të evakuoheshin drejt Kievit dhe ata u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë, burri i së cilës bërtiste duke i kërkuar të mos e qëllonte, por ata thjesht e qëlluan brutalisht.”

Fedoruk gjithashtu pretendoi se forcat ruse kishin gjuajtur politikanë vendas./21Media

Back to top button