Kryediplomati britanik: Duam normalizim Kosovë-Serbi

(Lajm i përditësuar)

Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka kërkuar paqe dhe normalizim të qëndrueshëm të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryediplomati britanik pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se përkrah aspiratat euro-atlantike të Kosovës.

Ai gjatë deklarimit për media tha se mbështesin trupat e KFOR-it në Kosovë, derisa shtoi se i njëjti është kyç për sigurinë e Kosovës


​Osmani: Serbia t’i vendosë para përgjegjësisë autorët e sulmit terrorist në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është palë konstruktive në dialog, pavarësisht se po përballet me obstruksione nga ana e Serbisë, raporton KosovaPress.

E para e vendit, pas takimit me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy, tha se është e domosdoshme që Serbia t’i vendosë para përgjegjësisë autorët e sulmit terrorist në veri në vitin 2023.

Krahas kësaj, Osmani tha se ka propozuar lidhjen e marrëveshjes për thellimin strategjik të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar që do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë.



Osmani pret në takim sekretarin e Jashtëm britanik

Ka nisur takimi i presidents Vjosa Osmani me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

Takimi po zhvillohet në Presidencë.

Lammy ka mbërritur mbrëmë në Kosovë. Ai në  Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, u pritë Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla./21Media

Back to top button