Kryediplomatja belge: Mirëpresim progresin në raportet Kosovë-Serbi

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ministrja e Punëve të Jashmte dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur sot në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib.

Lahbib në një shkrim në Twitter, ka thënë se Belgjika mirëpret përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bën thirrje për dialog të mëtejshëm.

“Biseda shumë të mira me homologen time nga Kosova për bashkëpunimin tonë dhe perspektivën evropiane të këtij vendi. Në këtë kontekst, Belgjika mirëpret përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bën thirrje për dialog të mëtejshëm”, ka shkruar diplomatja belge në Twitter./21Media

Back to top button