Kryemadhi jep dorëheqjen, Meta në krye të Komitetit Organizator të Partisë së Lirisë

Monika Kryemadhi duket se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i LSI-së, tashmë të quajtur si Partia e Lirisë.
Vendimi është bërë me dije nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Endrit Braimllari i cili tha se Meta do të jetë kreu i Komitetit Organizator Partisë.
Ndërkohë Agim Nesho është emëruar si zv. i Metës në këtë post.
“Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë. I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra: Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet. Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë”, – bën me dije LSI-ja./oranews

Back to top button