“Kryeministër i ke duart me gjak”- Protestuesit i hedhin ngjyrë të kuqe Qeverisë

 
Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku edhe kanë brohoritur “Kryeministër i ke duart me gjak”, “Drejtësi për Marigona Osmanin”.
Marshi protestues ka nisur te Ministria e Drejtësisë, ku po kërkohet që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.
Ata po kërkojnë shkarkimin e të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe policëve që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet, sipas Kodit të Procedurës Penale.
Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist-QIKA, Rrjeti i Grave të Kosovës, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
Protesta vjen pas vrasjes së M.O në Ferizaj. I dyshuari kryesor Dardan Krivaqa me të cilin ka qenë në lidhje martesore për dy muaj, ndodhet në paraburgim një muaj. /21Media
 

Back to top button