Kryeministri britanik ‘lufton’ me çadrën, Princi Charles nuk mban dot të qeshurat

Kryeministri britanik Boris Johnson, u përpoq të kontrollonte çadrën e tij në një ceremoni zyrtare të mërkurën, pasi ajo nuk mund të stabilizohej nga erërat e forta.
I ulur përkrah Princit Charles, djalit të Mbretëreshës Elizabeth, Johnson u përpoq të hapte çadrën, pastaj ia ofroi ministres së Brendshme Priti Patel, para se erërat e forta ta vinin në siklet kryeministri, duke bërë që të tre të qeshnin.
Johnson ishte në Anglinë qendrore duke marrë pjesë në zbulimin e një memoriali për oficerët e policisë që kanë vdekur gjatë kryerjes së detyrës./21Media

 

Back to top button