Kryeministri çek mund të hetohet për konflikt interesi

Kryeministri çek, Andrej Babis mund të përballet me drejtësinë evropiane, për konflikt interesi

Numri dy në listën e çekëve më të pasur, Babis dyshohet të jetë ende pronari i konglomeratit “Agrofert”, i pranishëm në industrinë kimike, ushqimore dhe media, i cili i ka transferuar zyrtarisht fonde të mirëbesimit për të qenë në përputhje me ligjin.

Një procedurë, e ndërmarrë vitin e kaluar nga organizata antikorrupsion “Transparency International” dhe partia opozitare, Partia Pirate, ka rihapur akuzat për konflikt interesi ndaj tij.

“Agrofert’’ merr fonde evropiane, fonde çeke dhe merr pjesë në tendera publike, pohoi për median David Ondracka, kreu i degës çeke të “Transparency International”. “Babis është në konflikt interesi në të gjitha këto veprime, të cilat duhet të pezullohen të gjitha’’, shtoi ai

Back to top button