Kryeministri Cipras uron presidentin e zgjedhur Ilir Meta
Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras përgëzoi të shtunën Ilir Metën për zgjedhjen president i Republikës së Shqipërisë
Tsipras shprehu besimin se Meta do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm në nivelin dypalësh, por edhe në atë rajonal.
Meta dhe Tsipras në një bisedë telefonike diskutuan për situatën në rajon dhe nënvizuan se mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.
Presidenti i zgjedhur Meta e siguroi kryeministrin e Greqisë se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit tonë./21Media