Kryeministri hungarez kritikon BE-në lidhur me sanksionet ndaj Rusisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kritikuar ashpër BE-në lidhur me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, të cilat ai tha se kanë dështuar, duke rritur çmimet e energjisë.

Orban, prej kohësh në kundërshtrim me BE-në për disa nga politikat e tij që shihen në Bruksel, antidemokratike, kërkoi një armëpushim për t’i dhënë fund luftës dhe tha se sanksionet kundër Rusisë po i jepnin një goditje ekonomisë së Evropës.

Orban, i cili u rizgjodh për një mandate të katërt radhazi në prill, tani përballet me inflacion në rritje, rënie të besimit të konsumatorëve dhe perspektivë të një recesioni vitin e ardhshëm.

Ai i tha parlamentit se nuk ishte befasi që qeveritë po bien në Evropë, duke iu referuar zgjedhjeve italiane të dielën, pas të cilave Giorgia Meloni duket se do të udhëheqë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ne presim një përgjigje, e gjithë Evropa pret një përgjigje nga Brukseli se sa kohë do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha ai, ku shtoi se lidhur me sanksionet duhet të diskutohet./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button