Kryeministri i Sri Lankës i gatshëm të japë dorëheqjen “për sigurinë e qytetarëve”

Kryeministri, Ranil Wickremesinghe ka informuar liderët e partive se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i tij për t’i hapur rrugë një qeverie gjithëpartiake, tha zyra e tij.
Kryeministri ka rënë dakord me planin e propozuar të opozitës për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Sipas zyrës së Kryeministrit, shpërndarja e karburantit në të gjithë vendin do të rifillojë këtë javë – mungesat e karburantit janë në themel të zemërimit dhe përçarjes që kanë tronditur ishullin prej muajsh.
Por premtimet e mëparshme të tilla nuk janë përmbushur dhe shumë Sri Lankas do të jenë të kujdesshëm.
Ndryshe, mijëra protestues në qytetin Colombo të Sri Lankës kanë sulmuar rezidencën e Presidentit, Gotabaya Rajapaksa dhe kanë pushtuar zyrat e tij administrative mes thirrjeve në rritje që ai të japë dorëheqjen./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button