Kryeministri italian Mario Draghi jep dorëheqje

Kryeministri italian, Mario Draghi do të jap dorëheqjen pasi një prej partive në koalicionin e tij qeverisës nuk mori pjesë në votëbesimin ndaj qeverisë së drejtuar nga ai.
Lajmi për largimin erdhi pavarësisht se më herët gjatë ditës qeveria i mbijetoi një votëbesimi në Senat, gjatë një seance që u bojkotua nga senatorët e partisë “Lëvizja 5 Yjet”.
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane ka udhëhequr një qeveri uniteti që nga shkurti i vitit 2021, transmeton rtv21.tv.
Në një deklaratë, ai tha se pakti i besimit që kishte mbështetur qeverinë e unitetit ishte zhdukur.
“Do t’ia dorëzoj dorëheqjen presidentit të republikës sot në mbrëmje”, tha ai.
Kriza në ekonominë e tretë më të madhe të BE-së u shkaktua kur udhëheqësi i pesë yjeve, Giuseppe Conte refuzoi të mbështesë paketën e ndihmës ekonomike të qeverisë prej 23 miliardë eurosh për familjet dhe bizneset, duke argumentuar se Draghi nuk po bënte mjaftueshëm për të përballuar koston e jetesës./21Media

Back to top button