Kryeministri Kurti bën thirrje për kursim të rrymës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për të dalë nga kriza energjetike, mënyra më e mirë është kursimi.
Kurti theksoi se janë ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë.
“Ne tashmë kemi ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë për qytetarët, por çmimi i energjisë është vazhdimisht në rritje, prandaj na duhet një debat i hapur dhe i sinqertë mes nesh mbi gjendjen që jemi dhe sfidën që kemi përpara në mënyrë që gjatë dimrit të fokusohemi  në atë që është e mundur e mbi të gjitha është kursimi i energjisë”, u shpreh ai./21Media

Back to top button