Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Ministrat nuk janë shefa, do të ketë ndryshime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se do të ketë ndryshime në Qeveri, duke shtuar se ministrat dhe personeli i tij politikë në Qeverinë e tij nuk është i paprekshëm dhe se do të vlerësohen.
Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së ka thënë se “nuk kanë nevojë për mendjemëdhenj” duke shtuar se deputetër janë votuar për të marrë pjesë në seanca e jo për të munguar.
“Nuk kemi dashur të merremi me ndryshime ministrash e staf politikë gjatë kësaj kohe, sepse kemi pasur probleme të tjera, por e dimë që asnjëri dhe askush nuk është i paprekshëm. Në raport me deputetët e Kuvendit, asnjëri nuk duhet ta harroj se për çka është votuar. Askush nuk e ka votuar deputetin tonë që të mungojë në seanca. Nuk mund ta nisim një punë që nuk e përfundojmë dhe nuk mund t’i lejmë punët në gjysmë, sepse sado të mira që janë ato, moszbatimi i tyre i deligjitimon. Duhet ta reformojmë edhe administratën e tonë publike, sepse nuk tolerohet një administratë që ka plotë element që nuk e bëjnë punën për të cilën paguhen”, tha Kurti.
Ai tha se ministrat e tij dhe stafi politik e dinë se do të vlerësohen në bazë të punës.
“Ministriat e zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Kosovës nuk janë shefa. Ministrat, zëvendësministrat dhe i gjithë stafi politik, e dinë që do të mund të ketë ndryshime dhe do të vlerësohen. Nuk do të merren për bazë influencat mediale të njërit apo tjetrit, por do të merren për bazë në vlerësim rezultatet e punës. Nuk mjafton që të thuhet se ministri a zëvendësministri i Vetëvendosjes nuk po vjedh, por patjetër duhet që kjo të shoqërohet me rezultate sipas programit tonë qeveritar dhe planit tonë të punës”, tha Kurti.
Kryeministri kërkoi që ministrat dhe zëvendësministrat të dalin më shpesh në terren e të mos i lënë punët përgjysmë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button