Kurti bëri homazhe para varrit të profesorit Ejup Statovci

Në 25- vjetorin e protestave studentore paqësore të 1 tetorit 1997 dhe në nderim të veprës së ish- rektorit të Universitetit të Prishtinës, profesorit Ejup Statovci, Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe para varrit të tij.

“Ai ishte edhe trim edhe i urtë, edhe institucionalist edhe kryengritës, edhe akademik edhe intelektual. Figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur, që si askush tjetër para tij e pas tij, ishte gjithmonë bashkë me studentët dhe në ballë të ndryshimeve të domosdoshme demokratike e kombëtare. Andaj sot kur e shënojmë 25 vjetorin e 1 tetorit të vitit 1997, padyshim se e kujtojmë me shumë mall dhe i përkulemi me krenari, sepse ishim me shumë shumë fat që e patëm”, tha kryeministri Kurti.

Në kujtim të protestës studentore, Kryeministri Kurti së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, familjarët e profesorit Statovci, profesoreshën Drita Halimi Statovci, si dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj proteste, Ahmet Geca, Bujar Dugolli, Drita Statovci, Driton Lajçi, Ernest Luma, Fatban Bunjaku, Jeton Rexha, Mentor Bogaj, Mihane Salihu dhe Milot Cakaj, nderuan profesorin Ejup Statovci, që ishte në ballë të universitetit më 1991 dhe të protestave më 1997./21Media

Back to top button