Kryeministri Kurti i shkruan letër Kryemurgut Sava Janjić

 

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar letër Kryemurgut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjić, me ç’rast ka shprehur dëshirën e tij për të vizituar Manastirin e Deçanit.

Çeku ka bërë të ditur se janë ende në pritje për një përgjigje, për të diskutuar në lidhje me detajet praktike të kësaj vizite, teksa zotohen se Qeveria Kurti do t’i mbrojë kishat ortodokse.

“Qeveria e Kosovës është maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen e gjithë trashëgimisë sonë kulturore, dhe në veçanti të kishave ortodokse në shtetin tonë. Së fundmi, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti i është drejtuar me një letër Kryemurgut të Manastirit të Deçanit z. Sava Janjić. Ne ende jemi në pritje të përgjigjes për t’i diskutuar detajet praktike të kësaj vizite”, ka shkruar Çeku./21Media

Back to top button