Franca imponon karantinën për udhëtarët nga Britania

 

Franca është bërë vendi i fundit evropian që vendosi kufizime për udhëtarët nga Mbretërisë së Bashkuar për shkak të përhapjes së variantit indian të koronavirusit.

Të mërkurën, qeveria franceze njoftoi një karantinë të detyrueshme për këdo që mbërrin nga MB, megjithëse kohëzgjatja ende nuk është konfirmuar.

Gjermania vendosi një karantinë dy-javore për personat që mbërrijnë nga Britania javën e kaluar. Austria ka ndaluar fluturimet direkte nga Mbretëria e Bashkuar dhe turistët, transmeton rtv21.tv.

Javën e kaluar, MB kishte regjistruar 3 mijë e 424 raste të variantit B.1.617.2. Ky numër ishte rritur për 2 mijë e 111 raste nga java e kaluar.

Shefi mjekësor i Anglisë, Prof Chris Whitty, ka thënë se varianti indian është “më i transmetueshëm” sesa varianti i Mbretërisë së Bashkuar i identifikuar së pari në Kent, i cili ishte përgjegjës për valën vdekjeprurëse në MB këtë dimër./21Media

Back to top button