Kryeministri Kurti në përkrahje të filmit “Zgjoi”: Ky film përshkruan qëndresën e grave të Krushës

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ‘Oscars’, në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.
Më 8 shkurt bëhet e ditur lista finale e nominimeve.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shfaqur përkrahjen e tij përmes një postimi në Twitter.
“Nesër fillon votimi i nominimit për Oscar, përfshirë edhe për “Zgjoi”. Ky film, i bazuar në një histori të vërtetë, përshkruan qëndresën e grave të Krushës. Triumfi i tyre erdhi si rezultat i forcës që i dhanë njëra-tjetrës”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Back to top button